Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco

Është gjetur e vdekur gruaja që dyshohej si autorja kryesore e atentatit me bombë ne Monac ndaj biznesmenit ukrainas të sanksionuar, Vadym Yermolaiev. Sipas mediave ukrainase, trupi i 39-vjeçares Anastasiia Berezovska u zbulua pranë Kievit mbrëmjen e 6 korrikut. Hetuesit ukrainas po verifikojnë nëse vrasja lidhet me atentatin ndaj Yermolaiev. Sipas Ukrainska Pravda, Berezovska kishte qenë jashtë Ukrainës nga 22 marsi 2025 deri më 1 korrik 2026. Pas atentatit ajo dyshohet se shkoi fillimisht në Francën fqinje e më pas në Gjermani, por nuk dihet si mund të ketë mbërritur në Kiev. Berezovska ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol për tentativë vrasjeje, vendosje të një mjeti shpërthyes në një vend publik dhe bashkëpunim kriminal. Hetuesit në Monako dyshojnë se ajo kishte vepruar e maskuar...