Gjendet dron ushtarak në Lefkada, ushtria greke: Po hetojmë…

Gjendet dron ushtarak në Lefkada, ushtria greke: Po hetojmë…

Një mjet detar pa pilot është zbuluar pranë Kepi Doukato, duke ngritur dyshime dhe shqetësim te autoritetet greke. Sipas mediave greke, mjeti u pikas nga peshkatarë të zonës së Vasiliki, të cilët e gjetën brenda një shpelle me motorin ende në funksion. Bëhet fjalë për një USV, një anije sipërfaqësore pa pilot, e pajisur me sensorë, antena dhe sisteme komunikimi të teknologjisë së avancuar. Këto mjete përdoren zakonisht për qëllime ushtarake, mbikëqyrje, mbledhje informacioni apo operacione speciale. Ende nuk dihet origjina e mjetit dhe as misioni i tij. Autoritetet po hetojnë nëse droni detar ka hyrë në ujërat greke gjatë ndonjë stërvitjeje ushtarake apo në rrethana të tjera. Peshkatarët e lidhën mjetin dhe e transportuan drejt portit të Vasilikisë, ndërsa më pas ndërhyri Roja Bregdetare...