Gazetari italian zbulon rrjetin e mercenarëve të huaj në rastin ‘Sarajevo Safari’, ku është i përfshirë edhe Vuçiq

Gazetari italian zbulon rrjetin e mercenarëve të huaj në rastin ‘Sarajevo Safari’, ku është i përfshirë edhe Vuçiq

Gazetari dhe shkrimtari italian Esio Gavezzeni ka bërë deklarata të forta lidhur me ngjarje të rënda gjatë luftës në Sarajevë, duke pretenduar se qindra shtetas perëndimorë kanë paguar shuma të mëdha parash për të qëlluar mbi civilët. Sipas tij, gjatë viteve 1992–1996, rreth 500 persona nga vendet perëndimore morën pjesë në atë që ai e përshkruan si “gjueti njerëzore”. “Ishte një numër i madh perëndimorësh, rreth 500, të cilët paguan shuma shumë të mëdha për të qëlluar mbi civilët në Sarajevë. Këto shuma janë të krahasueshme me çmimin e një apartamenti sot, pra rreth 200 mijë euro për një fundjavë”, ka deklaruar Gavezzeni. Ai përshkroi edhe një sistem të supozuar shpërblimi për pjesëmarrësit, duke pretenduar se ata merrnin si “trofe” fishekë të gdhendur, në varësi...