Furnizonte Venecian me drogë, arrestohet në Tiranë 45-vjeçari: Shqiptari pjesë e një grupi kriminal
Një 45-vjeçar shqipar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2022 për trafik narkotikësh, është arrestuar në Tiranë nga policia shqiptare, duke i dhënë fund një arratie disavjeçare. Sipas Corriere della Sera, operacioni është rezultat i një hetimi të përbashkët mes policisë italiane dhe asaj shqiptare, ku kanë marrë pjesë hetues të Squadra Mobile di Venezia dhe Servizio Centrale Operativo (SCO), nën koordinimin e Prokurorisë së Venecias. Hetimet zbuluan se i arrestuari kishte jetuar për një periudhë në Dubai, ndërsa së fundmi ishte kthyer në Shqipëri. Autoritetet e identifikuan vendndodhjen e tij përmes monitorimit të lëvizjeve të familjarëve, çka çoi në finalizimin e operacionit në Tiranë. I dyshuari ishte dënuar formalisht për pjesëmarrje në një grup kriminal të organizuar për trafik droge dhe shpërndarje kokaine...
Burimi:
vizionplus.tv