Fundjavë e ftohtë në Ballkan, meteorologët: Përplasje frontesh në Mesdhe

Fundjavë e ftohtë në Ballkan, meteorologët: Përplasje frontesh në Mesdhe

Një sistem i fuqishëm atmosferik po ndikon ndjeshëm kushtet e motit në Europë, duke sjellë masa ajri të ftohtë nga veriu drejt jugut. Shërbimi meteorologjik Severe Weather Europe, pohon se kjo situatë po krijon kushte për një periudhë me mot të paqëndrueshëm dhe potencialisht ekstrem në disa rajone të kontinentit. Përplasja e ajrit të ftohtë me masat e ngrohta dhe të lagështa mbi Mesdhe po favorizon zhvillimin e stuhive të forta, përfshirë breshër të madh dhe përmbytje lokale, thonë ekspertët. Zonat më të rrezikuara përfshijnë Italinë veriore, bregdetin e Adriatikut si dhe disa pjesë të Ballkanit Perëndimor, ku priten stuhi dhe reshje intensive shiu, veçanërisht në zonat malore. Meteorologët shpjegojnë se kjo situatë është nxitur nga një sistem me presion të lartë mbi Atlantikun e...