Fundi i tensioneve? Merz telefonatë me Trump, Pata një bisedë shumë të mirë me presidentin
Marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe SHBA-së kanë qenë së fundmi të tensionuara, por kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidenti amerikan Donald Trump duket se i kanë ‘shuar gjakrat’ pasi kreu i ekzekutivit gjerman njoftoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e Shtëpisë së Bardhë. Merz shkroi në platformën X se biseda me Trump kishte qenë “e mirë” dhe se të dy kishin ranë dakord se Irani duhet të rikthehet në tryezën e negociatave. Gjithashtu, sipas Trumpit dhe Merzit Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur dhe Irani nuk duhet të zotërojë armët bërthamore. Sipas kancelarit Merz tema të tjera të bisedës telefonike me presidentin amerikan ishin gjetja e një zgjidhjeje paqësore për Ukrainën si dhe samiti i NATO-s në Ankara që do të...
Burimi:
top-channel.tv