Frenimi i Rusisë i pamundur pa raketat Tomahawk në Gjermani

Frenimi i Rusisë i pamundur pa raketat Tomahawk në Gjermani

Tërheqja e trupave amerikane nga Gjermania është një çështje e vogël. Një çështje shumë më e madhe është se Trump, ka anuluar vendosjen e planifikuar të raketave Tomahawk. Sinjale të gabuara për Putinin? Ndër vendimet e fundit ushtarake-strategjike të marra nga qeveria amerikane nën Presidentin Donald Trump, përveç tërheqjes së rreth 5,000 trupave, është edhe anulimi i përkohshëm i vendosjes së planifikuar të raketave amerikane me rreze të mesme veprimi në Gjermani. Këtë e ka konfirmuar së fundi edhe vetë Kancelari Friedrich Merz në një intervistë për televizionin ARD. Kjo ka të bëjë me raketat Tomahawk me një rreze veprimi që shtrihet deri në Rusi. Ekspertët gjermanë besojnë se ky është një problem më i madh sesa tërheqja rreth 5000 trupave, e cila, sipas Pentagonit,...