Francë, një e katërta e lumenjve janë tharë për shkak të mungesës së reshjeve dhe të nxehtit ekstrem

Francë, një e katërta e lumenjve janë tharë për shkak të mungesës së reshjeve dhe të nxehtit ekstrem

Rreth një e katërta e lumenjve të vegjël në Francë janë tharë tashmë, ndërsa vendi po përballet me atë që mund të shndërrohet në një thatësirë më të rëndë se ajo rekord e verës së vitit 2022, paralajmëroi sot një hidrologe e Qendrës Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS), transmeton Anadolu. “Njëzet e pesë për qind e lumenjve të vegjël në Francë janë të tharë për momentin. Ky është një nivel që tejkalon ndjeshëm ecurinë e zakonshme të thatësirave”, tha për "France Inter" hidrologia dhe studiuesja e CNRS-së, Agnes Ducharne. Ducharne tha se me përjashtim të rezervave të ujërave nëntokësore, të gjithë treguesit e thatësirës janë tashmë më të rëndë sesa ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2022. “Të gjithë treguesit tregojnë për një...