Franca shfuqizon pas 341 vitesh “Kodin e Zi”, ligjin kolonial që i trajtonte skllevërit si pronë
Asambleja Kombëtare e Francës votoi unanimisht për shfuqizimin e “Code Noir” (“Kodi i Zi”), një ligj kolonial i vitit 1685 që klasifikonte skllevërit si pronë dhe që, ndonëse pa efekt juridik prej dekadash, nuk ishte anuluar kurrë zyrtarisht. Ligji, i firmosur nga mbreti Louis XIV, përmbante 60 nene që rregullonin jetën e skllevërve në kolonitë franceze. Ai lejonte trajtimin e tyre si mall tregtar, duke parashikuar ndëshkime të rënda për ata që tentonin të arratiseshin dhe duke mohuar të drejtat themelore njerëzore. Franca e shfuqizoi skllavërinë në vitin 1848, por “Kodi i Zi” mbeti formalisht në fuqi për gati dy shekuj të tjerë. Votimi i fundit në parlament u konsiderua një hap simbolik në përballjen e vendit me të kaluarën koloniale dhe trashëgiminë e skllavërisë....
Burimi:
javanews.al