Franca rikonfirmon refuzimin për të marrë pjesë në luftën ndaj Iranit

Franca rikonfirmon refuzimin për të marrë pjesë në luftën ndaj Iranit

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, rikonfirmoi refuzimin e vazhdueshëm të Francës për të marrë pjesë në luftën SHBA-Izrael ndaj Iranit. "Franca nuk ka hyrë në luftë që nga fillimi i kësaj krize. E kemi thënë këtë: pasi objektivat nuk ishin të përcaktuara qartë dhe operacionet u zhvilluan jashtë kornizës së ligjit ndërkombëtar, ishte thjesht e paimagjinueshme që Franca të merrte pjesë", tha Barrot për transmetuesin BFM TV. Ai ritheksoi nevojën për të parandaluar rifillimin e armiqësive në kuadër të negociatave. "Siç e ka parë të gjithë që nga fillimi i kësaj lufte, të cilën nuk e kemi mbështetur dhe në të cilën nuk kemi marrë pjesë, rreziqet e përshkallëzimit janë jashtëzakonisht të larta. Ato sjellin pasoja të mëdha për ekonominë globale dhe për...