Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë: 40 viktima nga mbytjet
Franca përjetoi natën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë – mes 22 dhe 23 qershorit – ndërsa vala e fortë e të nxehtit shkaktoi së paku 40 viktima nga mbytjet që nga 18 qershori, tha kryeministri Sebastien Lecornu. Vala e të nxehtit përfshiu këtë vend që nga java e kaluar, duke çrregulluar jetën e përditshme dhe duke detyruar mbylljen e shkollave dhe anulimin e trenave. Lecornu mblodhi ministrat për një takim të ri emergjent të martën, për të trajtuar situatën. Sipas agjencisë meteorologjike Meteo-France, vendi regjistroi natën më të nxehtë ndonjëherë që nga fillimi i matjeve në vitin 1947. Temperatura mesatare në nivel vendi arriti 21.6°C, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 21.4°C të vendosur në vitin 2019. Lecornu e përshkroi situatën si një “tragjedi...
Burimi:
vizionplus.tv