Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja përjetojnë temperatura rekord ndërsa vala e të nxehtit përfshin Evropën Perëndimore

Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja përjetojnë temperatura rekord ndërsa vala e të nxehtit përfshin Evropën Perëndimore

Një valë ekstreme të nxehti ka përfshirë Evropën Perëndimore, duke sjellë temperatura rekord në disa vende. Franca regjistroi ditën më të nxehtë në historinë e saj, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja shënuan nivele të pazakonta të temperaturave për muajin qershor. Miliona njerëz po përballen me temperatura ekstreme, që në Paris arritën pothuajse 41 gradë Celsius. Në Francë, treguesi kombëtar i temperatures, që përllogaritet nga mesatarja e temperaturave ditore dhe të natës në dhjetëra pika matëse, arriti në 30 gradë Celsius të mërkurën, niveli më i lartë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1947. Më shumë se gjysma e territorit francez mbetet nën alarm të kuq. Dhjetëra mijëra banesa në perëndim të vendit kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për rrezik të...