Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

Franca denoncon sulm hibrid rus kundër Evropës

Akuza vjen në ditën kur Parisi pret presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët e koalicionit të të ashtuquajturve “Të Vullnetshmit” për një takim, si dhe në prag të paradës ushtarake të 14 korrikut, e konceptuar si një demonstrim i unitetit evropian përballë kërcënimit rus. Qeveria franceze ka denoncuar një sulm të ri hibrid të kryer nga Moska në nivel evropian. Sipas Parisit, bëhet fjalë për një “fushatë të gjerë kibernetike me qëllime sabotimi dhe spiunazhi”, e cila ka goditur rreth dhjetë vende, përfshirë edhe Francën. Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, bëri të ditur se ambasadori rus në Francë, Alexeï Mechkov, do të thirret në Ministrinë e Jashtme franceze për një protestë zyrtare. Edhe Gjermania njoftoi se ka thirrur ambasadorin rus. Parisi po përgatitet gjithashtu të...