Franca: Burgim i përjetshëm për abuzuesit se*sualë të fëmijëve

Franca: Burgim i përjetshëm për abuzuesit se*sualë të fëmijëve

Kryeministri francez, Sébastien Lecourny, ka njoftuar miratimin nga qeveria të një amendamenti të ri ligjor që parashikon burgim të përjetshëm për autorët e krimeve të rënda seksuale ndaj fëmijëve, si dhe përshpejtimin e procedurave hetimore për këto raste. “Qeveria miratoi sot ndryshime në ligjin për mbrojtjen e fëmijëve”, deklaroi kryeministri, më pak se një muaj pas përdhunimit dhe vrasjes së 11-vjeçares Liana, ngjarje që tronditi opinionin publik francez dhe riktheu debatin mbi ashpërsimin e dënimeve për krimet ndaj të miturve. Sipas ndryshimeve të propozuara, hetimet për krimet seksuale ndaj fëmijëve duhet të përfundojnë brenda një afati maksimal prej tre muajsh, ndërsa autorët e shpallur fajtorë për raste të rënda dhe të përsëritura mund të përballen me dënimin maksimal, burgim të përjetshëm. Kryeministri theksoi se qëllimi...