Franca bllokon rrjetet sociale, nuk lejohet përdorimi i tyre nga fëmijët nën 15 vjeç

Franca bllokon rrjetet sociale, nuk lejohet përdorimi i tyre nga fëmijët nën 15 vjeç

Franca është bërë vendi i parë në Evropë që miraton një ndalim të përgjithshëm të aksesit në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç. Parlamenti francez miratoi përfundimisht ligjin, i cili synon të kufizojë përdorimin e platformave sociale nga të miturit, me hyrjen në fuqi të masës duke filluar nga viti i ri shkollor. Presidenti Emmanuel Macron e cilësoi vendimin si një hap historik për mbrojtjen e fëmijëve në internet dhe një nga premtimet kryesore të mandatit të tij. “Franca po udhëheq rrugën në Evropë për të mbrojtur fëmijët dhe adoleshentët tanë. U zotova për këtë dhe tani është miratuar”, tha Macron. Projektligji u miratua me 243 vota pro dhe 2 kundër në Senat, ndërsa më pas u ratifikua nga Asambleja Kombëtare me 279...