FOTO/ Venezuelë, 21-vjeçari shpëtohet i gjallë pas 106 orësh nën rrënoja

FOTO/ Venezuelë, 21-vjeçari shpëtohet i gjallë pas 106 orësh nën rrënoja

Një 21-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në shtetin La Guaira të Venezuelës, pas 106 orësh i bllokuar, falë një operacioni të përbashkët shpëtimi nga ekipet e Venezuelës, Meksikës dhe El Salvadorit. Lajmin e bëri të ditur presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, i cili tha se i riu, Aaron Levi Cantillo Vargas, u gjet i gjallë nën rrënojat në qytetin Caraballeda. Sipas tij, operacioni u vështirësua pasi mes ekipit të shpëtimit dhe 21-vjeçarit ndodhej trupi i pajetë i një personi. Bukele njoftoi se Aaron po merr trajtim të specializuar mjekësor, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë punën me shpresën për të gjetur dhe shpëtuar edhe të mbijetuar të tjerë. Nga ana e saj, presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, deklaroi se...