Forumi ekonomik ‘Davos’/ Ukraina sulm me dronë në Shën Petersburg pak para fjalimit të Putin, Peskov: Do t’i përgjigjemi sistematikisht

Forumi ekonomik ‘Davos’/ Ukraina sulm me dronë në Shën Petersburg pak para fjalimit të Putin, Peskov: Do t’i përgjigjemi sistematikisht

Ukraina kreu një sulm të gjerë me dronë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në Shën Petersburg, vetëm pak orë para hapjes së forumit më të rëndësishëm ekonomik të Rusisë, i njohur si “Davosi rus”. Sipas raportimeve, tym i zi u pa mbi qytetin e dytë më të madh të Rusisë, ku presidenti rus Vladimir Putin pritet të mbajë një fjalim të premten në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut. Aktiviteti pritet të mbledhë mijëra pjesëmarrës nga rreth 130 vende, përfshirë edhe një delegacion nga Shtetet e Bashkuara. Autoritetet ruse deklaruan se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 59 dronë gjatë natës. Sipas tyre, tri zona të ndryshme të Shën Petersburgut u goditën, por nuk u raportuan viktima. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi...