Formimi i qeverisë së re, Kurti fton në takim krerët e partive opozitare
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të partive opozitare, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i ekzekutivit, Arlind Manxhuka. Por, Manxhuka nuk tregoi për cilën datë është thirrur takimi, e as nëse ai do të mbahet ndaras apo së bashku. Letra e Kurtit drejtuar kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kreut të Aleancës, Adrian Gjini vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të qershorit. Radio Evropa e Lirë ka pyetur të tri partitë lidhur me atë se si do t'i përgjigjen ftesës së Kurtit dhe është në pritje të...
Burimi:
zeri.ai