Flotilja e Gazës/ Izraeli trajton ashpër aktivistët, mes tyre një shqiptar. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni reagon dhe kërkon shpjegime

Flotilja e Gazës/ Izraeli trajton ashpër aktivistët, mes tyre një shqiptar. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni reagon dhe kërkon shpjegime

Aktivistët e flotiljes globale Sumud janë filmuar në portin izraelit të Ashdodit të gjunjëzuar, me duar të lidhura dhe të rrethuar nga agjentët e shërbimit të brendshëm Shin Bet, ndërsa ministri izraelit i Sigurisë, Itamar Ben Gvir, i përbuz ata në mënyrë publike. Pamjet ngjallën polemika të shumta lidhur trajtimin e bërë pjesëmarrësve të misionit humanitar që u nis nga Turqia për në Gaza. Mes 430 të ndaluarve janë edhe 29 italianë. Në një reagim të fortë, Kryeministrja Giorgia Meloni dhe kreu i diplomacisë Antonio Tajani e konsideruan “të papranueshme” mënyrën sesi janë trajtuar aktivistët nga Izraeli dhe pretendojnë prej këtij të fundit të kërkojë ndjesë për “mosrespektimin e kërkesave të qarta të qeverisë italiane”. Ministria e Jashtme ka thirrur ambasadorin izraelit për “shpjegime formale”....