Flet biznesmeni rus që prodhon raketa për Ukrainën: Kushtojnë sa 1/10 e Tomahawk-ëve

Flet biznesmeni rus që prodhon raketa për Ukrainën: Kushtojnë sa 1/10 e Tomahawk-ëve

Sipërmarrësi Mikhail Kokorich ka sqaruar në një intervistë për median italiane Corriere della Sera rolin e tij në zhvillimet ushtarake dhe teknologjike që po ndikojnë luftën në Ukrainë. I lindur në Siberi (pranë Mongolisë dhe Kinës) dhe sot i shkëputur nga shtetësia ruse (ndaj tij ka një urdhër arresti) por është një nga të paktët që mund të ndikojë në luftën mes Moskës dhe Kievit. Kokorich paraqitet si një figurë kontroverse që pretendon se teknologjitë e kompanisë së tij po ndryshojnë mënyrën se si zhvillohet konflikti mes Moskës dhe Kievit. Ai studiuar fizikë dhe ka një master në Stanford. Në intervistë, ai shpjegon vizionin e tij për “luftën moderne”, koston e armëve dhe ndryshimin e ekuilibrave në industrinë e mbrojtjes në Evropë. “Nuk është një përplasje mes...