Fiton 1 milion euro në lotari, por e hedh gabimisht biletën, e gjen mes mbeturinave me ndihmën e kompanisë së pastrimit

Fiton 1 milion euro në lotari, por e hedh gabimisht biletën, e gjen mes mbeturinave me ndihmën e kompanisë së pastrimit

Një familje në qytetin e Bitontos, në provincën e Barit, përjetoi dy herë emocionin e një fitoreje të madhe në lotari. Fillimisht kur zbuloi se kishte fituar çmimin prej 1 milion eurosh dhe më pas kur bileta, e hedhur gabimisht në mbeturina, u gjet pas një operacioni të pazakontë kërkimi. Sipas Roberto Nicola Toscanos, administrator i kompanisë Sanb, e cila merret me grumbullimin dhe transportin e mbeturinave në Bitonto dhe zonat përreth, fituesi kishte zakon të blinte prej vitesh bileta lotarie duke luajtur gjithmonë të njëjtët numra, të zgjedhur në kujtim të një personi të dashur. Kur kontrolloi biletën fituese, ai pa shënimin “non pagabile” (“nuk paguhet”) dhe e interpretoi gabimisht si një humbje. Në të vërtetë, ky shënim tregonte vetëm se fitimi, për shkak...