FIRMOSET MARREVESHJE PAQE IZRAEL, SHBA, LIBAN
Pas bisedimeve intensive, me pjesëmarrjen e vetë Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në fazën e tyre përfundimtare, Izraeli, Libani dhe SHBA-të nënshkruan të premten një marrëveshje kornizë trepalëshe. “Është fillimi i fillimit”, tha Rubio në ceremoninë e nënshkrimit. “Kemi shumë punë përpara. Sot është hapi i parë. Hapi i parë është ndonjëherë më i vështiri”. Pesë raunde bisedimesh i kishin paraprirë , përfshirë një propozim të mbështetur nga SHBA-të që forcat izraelite t’ia dorëzonin ushtrisë libaneze një pjesë të territorit që mbajnë. Në fillim të bisedimeve, Libani dëshironte një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga territori libanez, ndërsa për Izraelin pika ngërçuese është se çdo formë tërheqjeje duhet të varet nga çarmatimi i plotë i Hezbollahut dhe siguritë se grupi nuk do ta rivendoste praninë e...
Burimi:
ntv.al