Firma koreano-jugore e kriptomonedhave paguan aksidentalisht 40 miliardë dollarë në Bitcoin
Një shkëmbim kriptomonedhash i Koresë së Jugut, Bithumb, aksidentalisht shpërndau më shumë se 40 miliardë dollarë (32 miliardë £) në Bitcoin për klientët e saj, duke i bërë ata për pak kohë multimilionerë. Kompania kishte planifikuar t’u jepte klientëve një shpërblim të vogël prej 2,000 won (1.37 dollarë) në para, por në vend të kësaj, të premten, u dërgoi 2,000 Bitcoin. Ky gabim preku 695 klientë. Platforma Bithumb kërkoi falje për gabimin, duke shtuar se e kishte kuptuar shpejt dhe kishte rikuperuar pothuajse të gjitha tokenat e dërguara gabimisht. Brenda 35 minutave nga ndodhja e problemit, kompania kufizoi tregtimin dhe tërheqjet për klientët e prekur. Bithumb deklaroi se kishte rikuperuar 99.7% të 620,000 Bitcoin-ëve të dërguar gabimisht, duke theksuar se çështja nuk kishte të bënte...
Burimi:
kohajone.com