Fenomen i rrallë në Luginën e Vdekjes! Vendi më i nxehtë në Tokë mbushet me lule shumëngjyrëshe
Një nga zonat më ekstreme dhe më të thata në planet, Lugina e Vdekjes, është mbushur me lule shumëngjyrëshe pas reshjeve të dendura të shiut gjatë tre muajve të fundit, një fenomen i rrallë që ka transformuar përkohësisht peizazhin e saj shkretinor. Lugina e Vdekjes ndodhet në Kalifornia dhe konsiderohet një nga vendet më të nxehta në Tokë. Ajo është një depresion tektonik i formuar rreth 30 milionë vjet më parë, si pasojë e zhytjes së një pllake tektonike dhe ngritjes së zonave përreth, duke krijuar vargmale dhe një terren shumë të thatë. Një pjesë e rëndësishme e luginës ndodhet nën nivelin e detit, ku pika më e ulët është Badwater Basin, rreth 86 metra nën nivelin e detit – lartësia më e ulët në...
Burimi:
syri.net