FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen e papritur të senatorit Lindsey Graham
Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka bërë të ditur se do të japë ndihmesën e saj kundrejt autoriteteve lokale pas vdekjes së papritur të senatorit amerikan Lindsey Graham në moshën 71-vjeçare. Zyra e Graham, i cili përfaqësonte Karolinën e Jugut që nga viti 2002, njoftoi në orët e para të së dielës se senatori “vdiq nga një sëmundje dhe në mënyrë të papritur”. Ndërkaq, drejtori i FBI-së, Kash Patel, shkroi në ‘X’ se agjencia po “ndihmon autoritetet lokale dhe ka vënë në dispozicion çdo burim të nevojshëm”. Graham ishte një mbështetës i zëshëm i përfshirjes së SHBA-së në konfliktet jashtë vendit, duke përfshirë luftën Rusi-Ukrainë dhe përplasjet me Iranin. Gjatë pushimit të 4 Korrikut në Washington këtë javë, Graham udhëtoi në Ukrainë, u takua me...
Burimi:
javanews.al