Fati i uraniumit në pritje të akordit SHBA-Iran
Sa iu përket zhvillimeve në botë, një çështje kyçe është fati i rezervave iraniane të uraniumit të pasuruar në nivele të larta, i cili mund të përdoret për ndërtimin e një arme bërthamore. Kazakistani ka sinjalizuar se është i hapur për të strehuar rezervat iraniane të uraniumit të pasuruar në nivelin 60% nëse arrihet një marrëveshje e ardhshme mes Teheranit dhe Uashingtonit, sipas një raporti të Financial Times që citon drejtorin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi. Ky propozim po diskutohet si një masë e mundshme për ndërtimin e besimit, me qëllim mbështetjen e përpjekjeve për ringjalljen e diplomacisë bërthamore ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, ditë më parë, Komanda Qendrore e SHBA-ve (CENTCOM) pati thënë se forcat e saj që operojnë...
Burimi:
vizionplus.tv