“Falë Zotit, më në fund iku!”, Trump feston fundin e “The Late Show” të Stephen Colbert

“Falë Zotit, më në fund iku!”, Trump feston fundin e “The Late Show” të Stephen Colbert

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër pas ndërprerjes së emisionit të njohur amerikan “The Late Show”, të drejtuar nga komediani Stephen Colbert në rrjetin CBS, duke e përshëndetur largimin e tij me komente të forta dhe ironike në rrjetin e tij social Truth Social. Trump shprehu hapur kënaqësinë për fundin e programit, duke thënë se Colbert kishte qëndruar “shumë më gjatë sesa duhej” në ekran. Ai e cilësoi prezantuesin si një figurë pa talent dhe pa ndikim, duke shtuar se sipas tij emisioni kishte humbur prej kohësh audiencën dhe relevancën. “Falë Zotit që më në fund iku!”, ishte një nga deklaratat më të forta të Trump, i cili shtoi se mbyllja e programit ishte një zhvillim pozitiv dhe i vonuar. Stephen...