“Evropianët duhet të marrin përgjegjësi më të madhe për sigurinë tonë”, vjen reagimi i parë i Berlinit pas tërheqjes së trupave amerikane me urdhër të Trump

“Evropianët duhet të marrin përgjegjësi më të madhe për sigurinë tonë”, vjen reagimi i parë i Berlinit pas tërheqjes së trupave amerikane me urdhër të Trump

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e përshkroi vendimin e SHBA-së për të tërhequr 5,000 ushtarë nga bazat e tyre në tokën gjermane si “të pritur” , duke përsëritur se forcat amerikane në Gjermani i shërbejnë edhe interesave të vetë SHBA-së në rajonin më të gjerë. “Për misionet tona të ardhshme, ne do të koordinohemi ngushtë me Grupin e Pesë vendeve ( Britania, Franca, Polonia, Italia ), ne duhet të bëhemi më evropianë”, theksoi Pistorius. “Prania e ushtarëve amerikanë në Evropë, dhe veçanërisht në Gjermani, është në interesin tonë dhe në interes të Shteteve të Bashkuara. Ne punojmë ngushtë me amerikanët në Ramstein, Grafenwoehr, Frankfurt dhe gjetkë, për paqen dhe sigurinë në Evropë, për Ukrainën dhe për parandalimin e përbashkët. Shtetet e Bashkuara gjithashtu përqendrojnë...