Evropa në valë vdekjeprurëse të nxehti: mbi 1,000 viktima në Spanjë dhe bilanc në rritje në Itali e Francë
Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të marrë jetë njerëzish, ndërsa Italia, Spanja dhe Franca raportojnë një bilanc gjithnjë e më të rëndë të viktimave. Në Itali, pesë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e temperaturave shumë të larta, ndërsa vendi mbetet nën ndikimin e një prej valëve më intensive të të nxehtit të viteve të fundit. Ministria Italiane e Shëndetësisë ka vendosur 27 qytete nën alarmin maksimal të kuq. Mes tyre janë Roma, Milano, Napoli, Firence, Venecia, Torino, Palermo dhe Bolonja. Gjatë ditëve në vijim, autoritetet kanë paralajmëruar për reshje intensive, stuhi dhe breshër në veri të vendit, të cilat më pas pritet të shtrihen edhe në Italinë qendrore. Për të mbrojtur qytetarët dhe...
Burimi:
syri.net