Evropa hyn në një rend të ri ushtarak, Gjermania merr rolin e Amerikës
Për shumë vite, përmbajtja diplomatike ndaj aleatëve ishte pjesë e konsensusit në politikën amerikane. Ishte presidenti Barack Obama ai që e theu këtë qasje. Në një intervistë për revistën The Atlantic, 10 vjet më parë, ai i quajti disa aleatë evropianë “përfitues falas” (“free riders”). Kritikat drejtoheshin kryesisht ndaj vendeve evropiane, ndërsa Gjermania ishte veçanërisht në qendër të vëmendjes. Pasardhësi i tij, Donald Trump, ishte edhe më i drejtpërdrejtë. Që gjatë mandatit të tij të parë ai kërkoi nga Gjermania të merrte “një pjesë të drejtë të barrës”. Kritikat e tij nuk kishin të bënin vetëm me shpenzimet e ulëta për mbrojtjen. Për SHBA-në ishin po aq problematike edhe përmbajtja ushtarake e Gjermanisë, varësia e saj nga Rusia dhe mungesa e vullnetit për modernizimin e...
Burimi:
ntv.al