Evropa drejt një modeli të ri për Hormuzin, në tryezë tarifat e lundrimit
Evropa po shqyrton një sërë propozimesh që mund të lejojnë vendosjen e tarifave për shërbimet e lundrimit në ngushticën e Hormuzit, me kusht që ato të jenë vullnetare dhe të mbështeten nga agjencia e OKB-së që rregullon transportin detar. Zëvendëskryeministri britanik, David Lammy, deklaroi se vendosja e tarifave të detyrueshme për kalimin në këtë korridor strategjik do të ishte “katastrofike”. Megjithatë, disa anëtarë të kabinetit britanik pranuan se pagesat për shërbime specifike të navigimit lejohen edhe në rrugë të tjera detare natyrore, si ngushtica e Malakës dhe Kanali Anglez. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Iranit të bëjë një deklaratë publike ku të garantojë se ngushtica e Hormuzit është e hapur dhe se anijet tregtare nuk do të sulmohen më. Zyrtarët amerikanë fajësojnë përplasjet...
Burimi:
javanews.al