Evakuohen 2,500 marinarë të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit, operacioni pezullohet pas sulmit ndaj një anijeje
Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) njoftoi të premten se ka evakuuar rreth 2,500 marinarë të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit, përpara se të pezullonte përkohësisht operacionin pas sulmit ndaj një anijeje mallrash të enjten. Sekretari i Përgjithshëm i IMO-s, Arsenio Dominguez, bëri të ditur se operacioni humanitar kishte nisur në fillim të javës dhe përfshinte të paktën 115 anije që ndodheshin në zonën e konfliktit. Sipas tij, organizata me seli në Londër është në konsultime me Iranin, Omanin dhe Shtetet e Bashkuara për të siguruar garanci të reja sigurie, me qëllim rifillimin sa më shpejt të operacionit të evakuimit. Një ditë më parë, IMO kishte njoftuar se synonte të evakuonte më shumë se 11,000 marinarë që kishin mbetur të bllokuar në këtë rrugë detare strategjike. Ngushtica...
Burimi:
syri.net