Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

Një rrjet i dyshuar i trafikimit të emigrantëve që vepronte në Ballkan është goditur gjatë një operacioni të koordinuar mes autoriteteve të Greqisë, Bullgarisë, Holandës dhe Rumanisë, me mbështetjen e Europol. Aksioni çoi në arrestimin e shtatë personave të dyshuar. Sipas Europol, operacioni u zhvillua më 16 korrik në Selanik, Athinë, Sofje, Bukuresht dhe Etten-Leur në Holandë. Pesë persona u arrestuan në Greqi, një në Bullgari dhe një në Holandë. Hetimet kanë në shënjestër një grup të organizuar, i përbërë kryesisht nga shtetas sirianë dhe egjiptianë, i dyshuar se organizonte transportin e paligjshëm të emigrantëve nga Greqia, përmes Bullgarisë dhe Rumanisë, me destinacion përfundimtar Italinë. Sipas autoriteteve, emigrantët ishin kryesisht shtetas egjiptianë, irakianë dhe sirianë. Ata transportoheshin fillimisht me makina të vogla nëpër Ballkan dhe...