Europa përfshihet nga vapa, temperatura ekstreme në Francë, Britani, Spanjë e Portugali, alarm për valën e të nxehtit

Europa përfshihet nga vapa, temperatura ekstreme në Francë, Britani, Spanjë e Portugali, alarm për valën e të nxehtit

Europa po përjeton një valë të nxehti me temperatura përtej normave të muajit maj. Në Francë, agjencia kombëtare e motit paralajmëroi për temperatura 12 gradë më të larta se mesatarja sezonale. Të dielën, një viktimë u raportua gjatë një gare vrapimi në Paris, ndikuar edhe nga i nxhetë. Dhjetë garues të tjerë morën ndihmë mjekësore në spital. Edhe Agjencia meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar paralajmëroi sot për “një valë të të nxehtit” me temperatura deri në 33 gradë, të cilat do të thyenin rekordet e temperaturave të majit për vendin. Pavarësisht udhëzimeve nga autoritetet, britanikët kanë mbushur plazhet në perëndim të vendit. Qeveria ka lëshuar disa alarme, përfshirë Londrën, duke vënë në gatishmëri shërbimet shëndetësore. Spanja dhe Portugalia pritet të përjetojnë nxehtësinë më ekstreme këtë...