“Është koha për t’u larguar”, milionerët e Dubait paguajnë qindra mijëra dollarë për të shpëtuar nga lufta

“Është koha për t’u larguar”, milionerët e Dubait paguajnë qindra mijëra dollarë për të shpëtuar nga lufta

Milionerët dhe qytetarë të pasur të Dubait po largohen me urgjencë nga qyteti kozmopolit dhe i ndritshëm, duke paguar shuma astronomike për të shpëtuar nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme. Raketat dhe dronët iranianë që shfaqeshin mbi rrokaqiejt dhe sulmet në hotele luksoze kanë shkaktuar panik mes banorëve të pasur, të cilët kërkojnë rrugëdalje përmes Omanit dhe destinacioneve evropiane. Familja turke e Evrim, e cila pagoi 200,000 dollarë për një fluturim privat nga Muscat në Gjenevë, tha se vendimi erdhi pas një zjarri që shpërtheu në hotelin e tyre luksoz pranë ishujve të Palm-it, kur ranë mbeturinat e raketave. “Kur pamë zjarrin, thamë: ‘Është koha për t’u larguar’”, tha Evrim, duke shtuar se udhëtimi për në Oman përmes shkretëtirës zgjati gjashtë orë dhe...