Erdogan: Izraeli është i “varur” nga lufta
Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan ka sulmuar sërish qeverinë izraelite, duke e quajtur atë të “varur nga lufta”, dhe duke e akuzuar për nxitjen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe për minimin e përpjekjeve për uljen e tensioneve përmes diplomacisë. “Ne, nga ana jonë, kemi mbështetur dhe vazhdojmë të mbështesim çdo hap që do të kontribuojë në uljen e tensionit në rajonin tonë dhe zgjidhjen e problemeve përmes diplomacisë”, tha ai, duke shtuar se Ankaraja po monitoron “me vëmendje të veçantë” lëvizjet e qeverisë izraelite, të cilën e akuzon se synon të minojë konsensusin. Presidenti turk foli për një “udhëheqje sioniste”, të cilën e përshkroi si një “grup kasaphanësh”, duke pretenduar se ajo e lidh mbijetesën e saj politike me vazhdimin e konflikteve në...
Burimi:
vizionplus.tv