Erdogan habit liderët e vendeve të NATO-s, u dhuron pistoleta me emrat e tyre të gdhendur! Starmer e refuzon sepse…
Dhuratat simbolike për pjesëmarrësit e samiteve të liderëve janë një praktikë e zakonshme, por zgjedhja e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për samitin e NATO-s në Ankara ka shkaktuar habi. Sipas mediave europiane, Erdogan u dhuroi secilit prej liderëve të NATO-s një pistoletë me emrin e tyre të gdhendur dhe një kuti me fishekë të vërtetë. Zbulimi u bë nga kryeministri britanik Keir Starmer, i cili foli për këtë çështje gjatë udhëtimit të kthimit nga samiti. Ai tha se nuk mundi ta merrte armën me vete në Britani, pasi importimi i saj do të ishte i paligjshëm, sipas ligjeve britanike. Pistoleta e Starmerit do të mbetet në Ankara dhe pritet të hiqet nga përdorimi, pavarësisht se Erdogan kishte siguruar një letër personale që hiqte kufizimet...
Burimi:
javanews.al