Erdogan akuzon Netanyahun: Rrjeti i tij kriminal tani kërcënon edhe Turqinë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij, ku dërgoi mesazhe jashtëzakonisht të ashpra lidhur me zhvillimet aktuale politike në Lindjen e Mesme, duke e krahasuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu me Adolf Hitlerin. Lideri turk theksoi se sulmet izraelite ndaj Sirisë dhe Liban nuk përbëjnë më kërcënim vetëm për këto dy “vende vëllazërore”, por kanë arritur në një pikë ku paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë edhe për vetë Turqinë. “Siguria e Turqisë nuk fillon vetëm në Hatay, por edhe në Alepo, Damask dhe Bejrut. Ne nuk do të tolerojmë asnjë fakt të kryer në kombet tona vëllazërore dhe nuk do të mbyllim sytë para agresionit ndaj tyre”, deklaroi Erdogan. Duke iu referuar panoramës më të gjerë...
Burimi:
vizionplus.tv