Emiratet e Bashkuara do të ndalojnë rrjetet sociale për të miturit
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan të enjten (18 qershor), se do të ndalojnë mediat sociale për personat nën 15 vjeç, duke ndjekur hapat e vendeve të tjera si Australia, Britania e Madhe dhe Kanadaja. Në këtë vendim, të raportuar nga agjencia zyrtare e lajmeve WAM, qeveria “vendos moshën minimale për përdorimin e mediave sociale në 15 vjeç”. “Fëmijëve nën këtë moshë nuk u lejohet të krijojnë, përdorin ose menaxhojnë llogari personale në platformat e mediave sociale”. Pa specifikuar një datë përfundimtare për ndalimin, qeveria njoftoi një periudhë tranzicioni një-vjeçare për të lejuar rrjetet të përmbushin kërkesat dhe bëri thirrje për zbatimin e teknikave “efektive dhe të besueshme” të verifikimit të moshës për të parandaluar çdo “anashkalim”. “Pëlqimi prindëror nuk përbën një përjashtim të vlefshëm”, shtoi...
Burimi:
opinion.al