Emiratet e Bashkuara Arabe: Po zmbrapsim sulme me raketa dhe dronë nga Irani

Emiratet e Bashkuara Arabe: Po zmbrapsim sulme me raketa dhe dronë nga Irani

Emiratet e Bashkuara Arabe ka deklaruar se mbrojtja ajrore e vendit është angazhuar për të përballuar sulme me raketa dhe dronë që vijnë nga Iran. Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Mbrojtjes së Emirateve tha se sistemet e saj të mbrojtjes po interceptojnë “raketa balistike, raketa kruiz dhe dronë”. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi objektivat e sulmeve apo zonat e prekura. Sipas ministrisë, deri tani nuk raportohen viktima apo të lënduar. Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, mes përplasjesh të vazhdueshme mes SHBA-së dhe Iranit në rajonin e Gjirit Persik. Top Channel