Ekuilibër i ri në NATO/ SHBA paralajmëron shkurtime drastike ushtarake, Evropa nën presion për të kompensuar

Ekuilibër i ri në NATO/ SHBA paralajmëron shkurtime drastike ushtarake, Evropa nën presion për të kompensuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar zyrtarisht aleatët e tyre se synojnë të reduktojnë në mënyrë drastike kontributin e tyre në forcat e armatosura të NATO-s, duke i hapur rrugë një epoke të re ku Evropa duhet të mbajë peshën kryesore të sigurisë konvencionale në kontinent. Ky ndryshim strategjik u prezantua nga Alexander Velez-Green, i dërguari i Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Pete Hegseth, gjatë një takimi konfidencial të drejtorëve të politikave të mbrojtjes të mbajtur të premten në Bruksel. Përmasat e shkurtimeve, nga flota luftarake te dronët Sipas të dhënave të publikuara nga revista gjermane Der Spiegel, plani amerikan parashikon tërheqje të konsiderueshme të aseteve ushtarake, ndonëse ende nuk ka një listë apo afat kohor përfundimtar. Ndër shkurtimet e përfolura përfshihen: Reduktimi i flotës...