Eksod masiv drejt Spanjës, 49 mijë emigrantë mbërrijnë në Ceuta brenda një dite
Rreth 49 mijë emigrantë kanë hyrë në enklavën spanjolle të Afrikës së Veriut, Ceuta, nga Maroku brenda 24 orëve të fundit, si nëpërmjet tokës ashtu edhe nga deti, bëjnë të ditur zyrtarët. Video dhe pamje të publikuara tregojnë mijëra njerëz duke notuar drejt qytetit të enjten, ndërsa mediat lokale raportuan se kalimet vazhduan edhe gjatë natës. Zyrtarët thonë se të paktën 18 persona kanë humbur jetën gjatë ditëve të fundit, teksa përpiqeshin të arrinin në territor. Kjo ndodh pasi Gjykata Supreme e Spanjës vendosi këtë muaj se emigrantët e ndaluar në det, ndërsa përpiqeshin të arrinin në Ceuta ose në Melilla, një tjetër enklavë spanjolle, nuk mund të kthehen menjëherë në Marok. Zyrtarët lokalë i kishin bërë thirrje Madridit për ndihmë pas shtimit të përpjekjeve...
Burimi:
syri.net