Ebola përhapet përtej Kongos, OBSH shpall emergjencë ndërkombëtare
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur shpërthimin e Ebolës në provincën lindore Ituri të Republikës Demokratike të Kongos një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar. OBSH bëri po ashtu me dije se shpërthimi me rreth 246 raste të dyshuara dhe 80 vdekje të raportuara, nuk i plotëson kriteret e një emergjence pandemie. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se aktualisht ka pasiguri për numrin e vërtetë të personave të infektuar dhe përhapjen gjeografike të shpërthimit. Lloji aktual i Ebolës shkaktohet nga virusi Bundibugyo, tha OBSH, për të cilin nuk ka ilaçe ose vaksina të miratuara. Deri tani ka tetë raste të konfirmuara në laborator të virusit, me raste të tjera të dyshuara dhe vdekje në tre zona shëndetësore, përfshirë Bunia-n,...
Burimi:
vizionplus.tv