Ebola del jashtë kontrollit në Kongo, qindra të infektuar dhe dhjetëra viktima nga virusi vdekjeprurës
Alarmi për përhapjen e virusit vdekjeprurës Ebola po rritet në Republika Demokratike e Kongos, ndërsa autoritetet shëndetësore raportojnë një shtim të shpejtë të rasteve të dyshuara dhe viktimave. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë regjistruar 671 raste të dyshuara dhe 160 viktima që besohet se kanë humbur jetën si pasojë e virusit të rrezikshëm. Autoritetet konfirmuan se 64 infeksione dhe gjashtë vdekje janë verifikuar përmes analizave laboratorike si raste të Ebola-s. Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se shifrat reale mund të jenë shumë më të larta, pasi jo të gjitha rastet raportohen në kohë. Situata ka ngritur shqetësime edhe në vendet fqinje. Në Uganda, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë identifikuar vetëm dy raste të lidhura me qytetarë nga Kongoja. Njëri...
Burimi:
top-channel.tv