E rëndë, një burrë i vë flakën vetes pranë selisë së OKB-së në New York

E rëndë, një burrë i vë flakën vetes pranë selisë së OKB-së në New York

Një burrë tibetian që protestonte kundër pushtimit kinez ia vuri flakën vetes për vdekje jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara në Manhattan të enjten në mbrëmje, shkruan New York Post. Protestuesi, i identifikuar nga një mik si Lobga Rangzen, ishte veshur me rroba të plota monastike kur vendosi një flamur tibetian në trotuar dhe më pas i vuri flakën vetes. Rangzen, i cili ka jetuar në SHBA për rreth 20 vjet dhe ka punuar si shofer Uber, u shemb në tokë më pak se një minutë pasi u përfshi nga flakët ndërsa makinat që kalonin i ranë borive. Rreth 15 sekonda më vonë, dy persona të ekipeve të ndërhyrjes së shpejtë shuan flakët me fikëse zjarri. Rangzen, 42 vjeç, u dërgua në Spitalin Bellevue, ku u...