E rëndë në Tokio! Një person hedh substancë të panjohur në qendrën tregtare luksoze, plagosen 20 persona, izolohet e gjithë zona

E rëndë në Tokio! Një person hedh substancë të panjohur në qendrën tregtare luksoze, plagosen 20 persona, izolohet e gjithë zona

Rreth 20 persona mbetën të plagosur të hënën në një qendër tregtare luksoze në lagjen Ginza të Tokios, pasi një burrë spërkati substancë ende të paidentifikuar pranë një bankomati, njoftuan autoritetet japoneze. Sipas policisë së Tokios dhe shërbimeve zjarrfikëse, incidenti ndodhi në katin përdhes të kompleksit tregtar, ku qytetarët raportuan për një erë të fortë dhe probleme me frymëmarrjen. Shumica e të lënduarve pësuan irritime në fyt dhe simptoma të lehta, ndërsa nuk raportohet për persona në gjendje kritike. Pas alarmit, zona përreth qendrës tregtare u izolua dhe dhjetëra automjete emergjence mbërritën në vendngjarje. Ekipet e shpëtimit, të pajisura me kostume mbrojtëse, evakuuan qytetarët dhe kryen kontrolle për ekspozim ndaj substancës së dyshuar. Një grua 70-vjeçare, e cila ndodhej pranë bankomatit në momentin e incidentit,...