E rëndë në Paris! Plagosen me thikë tre gra
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Paris këtë të hënë. Mediat e huaja bëjnë me dije se një person ka plagosur me thikë tre gra pranë zonës Porte de Clichy. Sipas autoriteteve, agresori përdori dy thika kuzhine dhe sulmoi gratë, të moshave 19, 24 dhe 36 vjeç. Dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Gjatë ndalimit, i dyshuari ka deklaruar: “Është Allahu ai që më urdhëroi”. Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur se motivi i sulmit mbetet ende i paqartë. Ministri Nunez konfirmoi se agresori u ndalua nga një efektiv policie jashtë shërbimit, të cilin e vlerësoi për “veprimin e guximshëm”. Sipas ministrit, identiteti i autorit ende nuk është verifikuar plotësisht, ndërsa deklaratat e tij gjatë arrestimit janë cilësuar si “jo koherente”. Prokuroria Kombëtare Antiterroriste...
Burimi:
vizionplus.tv