E rëndë në Kretë/ I biri humbi jetën nga një aksident, i ati ekzekuton të riun: Ai është përgjegjësi për vdekjen e djalit tim

E rëndë në Kretë/ I biri humbi jetën nga një aksident, i ati ekzekuton të riun: Ai është përgjegjësi për vdekjen e djalit tim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin e Kretës, ku një 54-vjeçar ka vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në zonën e Amoudaras, në Iraklio, për motive hakmarrjeje. Sipas autoriteteve greke, autori i kishte zënë pritë të riut, duke i bllokuar rrugën me makinë dhe duke hapur zjarr teksa ai ndodhej ende brenda automjetit. Viktima tentoi të largohej me vrap, por u ndoq nga agresori, i cili vijoi të qëllonte deri sa e la të vdekur në një ambient me dhoma me qira. 20-vjeçari u transportua në Spitalin Universitar të Iraklios, ku mjekët konfirmuan vdekjen e tij. Familjarët e viktimës ndodhen në gjendje shoku. Menjëherë pas krimit, 54-vjeçari u vetëdorëzua në polici, duke pranuar autorësinë. Ai pritet të përballet me akuza të rënda. Ngjarja lidhet...