E rëndë në Gjermani/ Rrjedhja e një substance kimike në një kompani në Nurenberg i merr jetën 1 punëtori, përfundojnë në spital 17 të tjerë
Një rrjedhje kimike në ndërtesën e një kompanie në Nuremberg të Gjermanisë, ka vrarë 1 punëtor dhe ka dërguar 17 të tjerë në spital. Aksidenti ndodhi të premten pasdite në një park industrial në qytetin gjerman dhe shkaktoi mobilizim të gjerë nga autoritetet lokale. Dy punëtorë u gjetën pa ndjenja në ambientet e kompanisë dhe njëri prej tyre ndërroi jetë më vonë në spital, sipas policisë. Autoritetet bavareze sigurojnë se nuk ka më rrezik për shëndetin publik, pasi rrjedhja u ndalua kur ishte ende brenda ndërtesës. Ende nuk është sqaruar se çfarë substance kimike ka rrjedhur, as shkaqet e rrjedhjes. Agjencia Gjermane e Lajmeve (dpa) raportoi se 65 zjarrfikës, disa prej të cilëve të veshur me kostume mbrojtëse kimike, nxituan në vendngjarje dhe larguan dhjetëra...
Burimi:
top-channel.tv