E rëndë në Finlandë, çiklisti sulmon me thikë një emigrant, dyshohet se është autori i disa atentateve gjatë një viti

E rëndë në Finlandë, çiklisti sulmon me thikë një emigrant, dyshohet se është autori i disa atentateve gjatë një viti

Qyteti i Oulut në Finlandë është vënë në gatishmëri të lartë, ndërsa policia po heton një seri sulmesh me thikë ndaj disa emigrantëve. Autoritetet dyshojnë se pas disa prej incidenteve mund të fshihet i njëjti autor dhe kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij. Sulmi më i fundit ndodhi të premten, kur një burrë që lëvizte me biçikletë dyshohet se iu afrua viktimës dhe e goditi me thikë nga pas, përpara se të largohej nga vendngjarja. Policia ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë dhe një përshkrim të të dyshuarit, i cili besohet të jetë 20–35 vjeç. Në momentin e sulmit ai mbante veshur një kapelë dhe një këmishë me jakë. Sipas autoriteteve, ka elemente të përbashkëta mes rasteve të hetuara, megjithatë ende...